Your Attractive Heading
Rreth Nesh
Vizioni ynë
Të jemi lider në tregun farmaceutik në Kosovë dhe rajon
Të jemi lider në tregun farmaceutik në Kosovë dhe rajon, duke ofruar ekspertizë të lartë dhe zgjidhje të avancuara në marketing për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientit dhe cilësinë e jetës. Synojmë që, përmes stafit të trajnuar dhe bashkëpunimit të ngushtë me profesionistët e shëndetësisë, të kontribuojmë në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që adresojnë nevojat e ndryshme të pacientëve dhe mjekëve.
Misioni ynë
Të ofrojmë shërbime të specializuara të marketingut farmaceutik
Të ofrojmë shërbime të specializuara të marketingut farmaceutik, duke sjellë produkte të standardeve më të larta pranë profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore. Me një ekip të dedikuar dhe të trajnuar, ne fokusohemi në edukimin dhe promovimin e sigurt dhe efektiv për të gjitha fushat e mjekësisë, por në veçanti të produkteve dermokozmetike, hematologjike, mjekësisë interne, pediatrisë dhe sëmundjeve të rralla. Misioni ynë është që të mbështesim kompanitë partnere në rritjen e prezencës së tyre dhe në arritjen e rezultateve të qëndrueshme në treg.
Rreth Nesh
Historiku
Medico Marketing Associated është një kompani e themeluar në vitin 2018, që operon në tregun farmaceutik të Kosovës dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj në bashkëpunim me partnerë distributivë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Si një kompani e specializuar në marketing farmaceutik, ne i ofrojmë partnerëve tanë ekspertizë në fusha kyçe si dermokozmetika, produktet e gjakut, mjekësia interne, pediatria dhe sëmundjet e rralla. Ekipi ynë është i përkushtuar për të ndihmuar profesionistët shëndetësorë dhe pacientët përmes njohurive dhe produkteve të cilësisë së lartë që kontribuojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në rajon.
Vlerat dhe Etika
Angazhimi ynë në ndjekjen e standardeve të larta etike dhe profesionale është një nga shtyllat kryesore të misionit tonë në sektorin farmaceutik. Ne e kuptojmë se si një kompani farmaceutike, kemi një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të siguruar që produktet dhe shërbimet tona të jenë të sigurta, efektive dhe të ofrohen me integritet dhe transparencë. Bazuar në këto parime, aktivitetet tona zhvillohen duke siguruar:
1. Siguri dhe Cilësi të Produkteve Farmaceutike
2. Transparencë dhe Ndërgjegjësim
3. Përgjegjësi Sociale dhe Mbrojtje të Mjedisit
4. Ndjekje e Standardeve Etike në Marketing dhe Promovim
5. Përkushtim për Edukimin dhe Trajnimin e Vazdhueshëm
6. Integritet dhe Besnikëri për Partnerët dhe Bashkëpunëtorët
7. Respektim i Privatësisë dhe Mbrojtje e të Dhënave