Internistikë
Sektori i marketingut në internistikë merret me promovimin e ilaçeve dhe trajtimeve për sëmundjet e brendshme, të tilla si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare si dhe sëmundjet reumatologjike. Fokusimi është në edukimin e pacientëve dhe profesionistëve shëndetësor për menaxhimin e kushteve kronike dhe parandalimin e komplikimeve shëndetësore.
Neurologji
Marketingu në neurologji merret me promovimin e trajtimeve për çrregullimet e sistemit nervor, si sëmundja e Alzheimer, sëmundja Parkinson, dhe migrena. Sektori kërkon komunikim të qartë dhe të kujdesshëm për përfitimet e trajtimeve dhe mbështetje për pacientët dhe familjet e tyre.
Hematologji
Marketingu në hematologji fokusohet në promovimin e trajtimeve për sëmundjet e gjakut, si anemia, leukimia dhe hemofilia. Pjesë e këtij marketingu është edukimi për terapitë inovative dhe rëndësinë e diagnozës së hershme për sëmundjet hematologjike.
Dermatologji
Marketingu në dermatologji është i fokusuar në promovimin e produkteve për kujdesin e lëkurës, si kremra, trajtime për aknet, dhe terapi për sëmundjet e lëkurës si Psoriasis dhe Ekzema. Edukimi dhe ndërgjegjësimi i pacientëve për rrezikun e kancerit të lëkurës dhe përfitimet e produkteve të kujdesit të lëkurës janë thelbësore në këtë sektor.
Kirurgji
Në marketingun kirurgjik, përqendrimi është te promovimi i procedurave kirurgjikale dhe teknologjive mjekësore, si dhe pajisjeve kirurgjikale inovative. Ky sektor shpesh kërkon edukim të thelluar profesionistët shëndetësor për mundësitë e trajtimit dhe përmirësimet teknologjike në kirurgji.
Pediatri
Marketingu në fushën e pediatrisë fokusohet në promovimin e produkteve dhe shërbimeve që mbështesin zhvillimin e fëmijëve, si produkte për parandalimin e sëmundjeve, shtesa ushqimore dhe trajtime për sëmundjet pediatrike. Kjo kërkon një qasje të veçantë për të ndihmuar prindërit dhe kujdestarët të kuptojnë nevojat e shëndetit të fëmijëve dhe të ndërgjegjësohen për trajtimet e mundshme.
Gjinekologji
Marketingu për gjinekologjinë përfshin promovimin e produkteve dhe shërbimeve që mbështesin shëndetin riprodhues të gruas, si ilaçe për fertilitetin, kontraceptivët, dhe trajtimet për sëmundjet e sistemit riprodhues. Ky sektor kërkon një qasje të kujdesshme dhe të ndjeshme ndaj çështjeve shëndetësore të grave.
Sëmundje të Rralla
Marketingu për sëmundjet e rralla është një fushë e veçantë që kërkon krijimin e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e informacionit për trajtimet që janë shpesh të limituara dhe të shtrenjta, të cilat prekin një gamë të gjerë të spcialiteteve mjekësore. Fokusimi është në mbështetje të pacientëve dhe familjeve të tyre për menaxhimin e këtyre sëmundjeve të ndërlikuara dhe përmirësimin e qasjes në terapitë më të reja.